KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohen platforma Pivot-RP dhe raportet për transparencën financiare dhe profilet e universiteteve publike
Arsim

Prezantohen platforma Pivot-RP dhe raportet për transparencën financiare dhe profilet e universiteteve publike

KosovaNewss
KosovaNewss 19:09 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ngjarjen e prezantimit të Platformës Pivot-RP, e cila ofron hapësira që hulumtuesit të gjejnë fonde për hulumtime, si dhe publikimi i dy raporteve nga Projekti HEI’25: Transparenca financiare e universiteteve publike 2023 dhe Profilet e universiteteve publike të Kosovës.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, një nga prioritet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues, për të realizuar këtë duhet të sigurohemi që institucionet e arsimit të lartë dhe hulumtuesit kosovarë të kenë qasje në platforma si Web of Science, e cila mundëson shkëmbime profesionale në të gjitha disiplinat shkencore.

Nagavci tutje tha se, Ministria e Arsimit ka marrë një sërë hapash dhe veprimesh konkrete, si në aspektin e politikave ashtu edhe të nismave praktike, miratimi në Kuvend i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), i cili garanton pavarësi institucionale dhe financiare për AKA-n, zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Shkencës, miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës nga Qeveria, i cili kishte skaduar në vitin 2015 dhe që nuk ishte përtërirë nga ajo kohë.

Ministrja theksoi se, duhet të shqyrtohen të gjitha modalitetet e mundshme deri sa të gjejmë një të përshtatshëm për pozicionin tonë dhe pavarësisht nga modalitetet e anëtarësimit, si dhe përveç ofrimit të qasjes, platforma duhet të garantojë përcaktimin e emërtimit të saktë të Kosovës si shtet në listën e vendeve të profilizuara.

Ndër të tjera, ministrja tha se MAShTI është i hapur për të diskutuar të gjitha opsionet e mundshme për mbështetjen e pjesëmarrjes së hulumtuesve tanë në platforma si WEB of Science, duke mbuluar shpenzimet e publikimeve të tyre në platforma online.

Ndërsa, përmes linjës online, Drejtori i Kërkimeve dhe Analitikës për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën të Clarivate, Radek Budzichowski, tha se, si ofrues i Web of Science dhe i zgjedhjeve për analizë, vlerësim dhe krahasim roli ynë nuk është vetëm si ofrues të dhënash, të cilat janë kritike për procesin e vendimmarrjes sot, por edhe si mentor për komunitetin kërkimor.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

KosovaNewss 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?