KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pretendenti për kryetar të LDK-së, akuza Abdixhikut: Po e kopjon Kurtin
Politikë

Pretendenti për kryetar të LDK-së, akuza Abdixhikut: Po e kopjon Kurtin

Kosova News
Kosova News 18:47 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të dielë do të mbajë konventën zgjedhore prej ku edhe do të dalë struktura drejtuese e partisë. Një prej emrave më të përfolur së fundi është ai i Faton Bislimit, i cili ka shpallur publikisht synimin e tij për të qenë pjesë e garës për kryetar.

I ftuar në FRONTAL të T7, duke folur rreth mundësisë së lënies së tij jashtë gare, Bislimi ka thënë se LDK-ja e ka pësuar elektoralisht sa herë që ka bërë përpjekje të tilla.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë që ka një bagazh të madh historik e politik dhe s’mund të sillet si një parti e themeluar dje. Bislimi ka thënë se LDK-ja s’mund të drejtohet duke kopjuar të tjerët, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne si LDK duhet të kuptojmë qe e kemi një bagazh të  rëndësisë së veçantë historik e politik në Kosovë. S’mund të sillemi si parti që jemi themeluar dje. Nuk mund të sillemi me komoditetin e kopjimit të dikujt tjetër, me shpresën që nëse bëhemi si këta fitojmë edhe ne. Ky do të ishte gabimi më fondamental që mund ta bëjmë”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, lidershipi aktual i LDK-së dhe Lumir Abdixhiku është duke kopjuar Vetëvendosjen e Kurtit në qasje dhe riorganizim.

“Ky lidership dhe ky kryetar është në një lloj tentative me I kopju ata që kanë fituar para nesh. Ka një qasje që I përngjan shumë, sidomos në riorganizim, asaj të partisë në pushtet dhe lideri të tyre. Në shumë aspekte të paraqitjeve publike besoj se po e kopjon. Përtej asaj sinkronizimi i shumë veprimeve në opozitë, na dëmton. Ne kemi pasur edhe qeverisje me PDK dhe na ka dëmtu”, ka thënë Bislimi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?