Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.
E sot para nisjes së takimeve e para e shtetit ka publikuar një fotografi nga ky shtet, ndërsa ka thënë se po realizon një vizite të shkurtër por intensive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.
Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Gjatë kësaj vizite, Osmani bashkë me bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit. Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit.
Ndër të tjera, Presidentja është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit Ëilliam të Ëales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër.


