Presidentja e Republikës së Kosovës, ka ururar komunitetin turk me rastin e ditës së tyre, duke thënë se ata kanë kontribuar në procesin e shtendërtimit të Kosovës dhe se vazhdojnë ende të kontibuojnë nëpër institucione.
Osmani tha se tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni.
“Presidentja Vjosa Osmani uron Ditën e Komunitetit turk
Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni.
Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale.
Urime Dita e Komunitetit turk!”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.