Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Çlirimit të vendit nga Tokio, ku aktualisht po qëndron për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se fryma e çlirimit dhe vendosmëria e popullit të Kosovës mbetet e gjallë kudo në botë.
“Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj rradhe nga Tokio! Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë,” ka shkruar Osmani.
Presidentja ka theksuar gjithashtu se kjo ditë shërben si kujtesë se lufta për drejtësi është universale dhe përbashkuese.
“Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë. Liria na bashkon – sot dhe përherë,” përfundon urimi i saj.
Dita e Çlirimit të Kosovës shënohet më 12 qershor dhe simbolizon përfundimin e luftës dhe fillimin e një epoke të re për vendin.
Lexo po ashtu: