Gjatë qëndrimit të saj në Austri, e para e vendit Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka me të cilin kanë diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Pas këtij takimi, presidentja Osmani, deklaroi se dy të shtetet mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale.
“Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. “, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.


