Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington D.C., ku edhe është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions.
Kongresistin Pete Sessions, presidentja e vlerësoi si një mik të shqiptarëve në Teksas dhe jo vetëm.“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C” – theksoi Osmani.
E para e shtetit të Kosovës u shpreh se kongresisti Sessions konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet.
Presidentja gjatë ditës takoi edhe senatorin republikan Thom Tillis me të cilin tha se diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.Pas këtyre takimeve ajo ka thënë se do të vazhdojë për Rhode Island, ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të vjetor të ‘United States Naval War College’.


