Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Takimi me kryetarin e PDK-së vjen pas atij të zhvilluar në orët e paradites me kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ky është rundi i dytë i takimeve që presidentja Osmani po zhvillon me liderët politikë pas zgjedhjeve të fundit. Ndërsa konsultimet e para ishin mbajtur në një format të përbashkët, kësaj radhe takimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë me secilin kryetar partie.
Në vijim të agjendës së saj, presidentja Osmani pritet të takohet gjatë ditës edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, si dhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj