Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot nga ora 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kreu i shtetit obligohet që së paku një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit.
Bazuar në këtë sot presidentja Vjosa Osmani do të flas para deputetëve lidhur me angazhimet e saj përkitazi me fushëveprimtarinë që i takon.
“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si Presidente e vendit jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit që ka dërguar te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, për të caktuar kohën e mbajtjes së seancës.