Për “Ditën e Forcës”, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë në kazermën “Adem Jashari”.
Për këtë ka njoftuar zyra për media e Presidencës, duke treguar agjendën e Osmanit.
”Në orë 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e DITËS SË FORCËS. Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.