Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.
Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, ndërkohë që do të ketë edhe deklarim për media.
Po ashtu Guvernatorja Reynolds, pas presidentes, do të takoi edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ministren e Punëve te Jashtme, Donika Gërvalla.




