Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Portugali, ndërkaq bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Nënë Terezës.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se kjo statujë le të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi.
“Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali 🇵🇹
Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, shkruan presidentja e vendit në facebook.