Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rraci në 24-vjetorin e vrasjes, duke e quajtur patriot të devotshëm dhe aktivist të shquar politik.
E para e shtetit, e cila dy vjet më parë e kishte dekoruar Rracin me urdhrin “Hero i Kosovës”, tha se ai 24-vjet më parë u vra pabesisht.
“Ai gjithë jetën ia kushtoi lirisë, shtetndërtimit dhe angazhimit institucional. Me guximin dhe atdhedashurinë që e karakterizonin, ai u bë shembull i shërbimit dhe i përkushtimit ndaj atdheut. 24-vjet më parë, ai u vra pabesisht, teksa shkonte në punë. Drejtësia për të mbetet një domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”