Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot vjen në Kosovë ku do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka njoftuar se Presidentja Osmani nuk do të ketë takim me Lajçakun, për shkak të agjendës së paracaktuar nga presidentja. .
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, ka thënë Kupina