KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani për rastin e Faton Hajrizit: Serbia, shtet fashist që edhe në raste të tilla bën pengesë
Politikë

Presidentja Osmani për rastin e Faton Hajrizit: Serbia, shtet fashist që edhe në raste të tilla bën pengesë

Kosova News
Kosova News 15:24 -31/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me rastin e Faton Hajrizit ka thënë se duhet pritur derisa të ketë përgjigje konkrete pasi siç thotë ajo “kemi të bëjmë me shtet fashist” siç është Serbia që në raste si ky bën pengesa.

Presidentja Osmani ka thënë se ka angazhim nga insitucionet e Kosovës për të zbardhur këtë rast.

“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tonë edhe me institucionet tona. Ju siguroj që të gjitha përpjekjet janë duke u bërë. Thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojë të bëjnë pengesë. Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Osmani.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Dje, avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se kërkesa e autoriteteve serbe që të merret strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit tashmë është plotësuar.

Autoritetet serbe ditë më parë kishin kërkuar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, për shkak se sipas tyre shenjat e gishtave nuk përputheshin plotësisht.

Presidentja Osmani njofton për katër datat e propozuara për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Kosova News 31/07/2024 31/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?