Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se me ta ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa shtoi se bashkëpunimi me partnerët është kyç.
“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, shkroi Presidentja, Vjosa Osmani.
At this defining time for European security, cooperation with partners and allies is key.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023
With President @EmmanuelMacron, @Bundeskanzler Scholz & HRVP @JosepBorrellF we discussed the latest developments in Kosovo & region, and our joint efforts for peace, security and stability. pic.twitter.com/B72sO0z2Ri


