KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani para deputetëve: Njerëzit janë ata që i bëjnë shtetet dhe jo anasjelltas
Politikë

Presidentja Osmani para deputetëve: Njerëzit janë ata që i bëjnë shtetet dhe jo anasjelltas

Kosova News
Kosova News 10:27 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, ka theksuar se viti 2022 ka qenë një vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vit i zhvillimeve sfiduese.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kreu i shtetit obligohet që së paku një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit dhe bazuar në këtë sot presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim para deputetëve lidhur me angazhimet e saj përkitazi me fushëveprimtarinë që i takon.

“Por, ajo që dua të bëj në fillim të këtij adresimi është të falënderoj qytetarët e Kosovës, bashkëqytetarët e mi, për punën e palodhur, qëndrueshmërinë e pashoq, dhe angazhimin e çdoditshëm që secila ditë të jetë më e mirë se tjetra.”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, të gjithë qytetarët janë angazhuar për ta bërë këtë vend më të mirë.

“Është ai taksisti që punon përtej orarit për të mbajtur familjen e tij, është mësuesja e shkollës që me mjeshtëri edukon një gjeneratë të tërë dukë dhënë mësim në një klasë të stërmbushur; është infermierja që sakrifikon gjumin e natës për shëndetin tonë kolektiv; është pronarja e biznesit të vogël në një cep të lagjes që kryelartë zhvillon aktivitetin biznesor përkundër parametrave ekonomik që aktualisht nuk janë fort të favorshëm– është një mozaik kaq i larmishëm i individëve që realisht janë heronjtë tanë të përditshëm”, është shprehur Presidentja Osmani në fjalimin e saj. 

Presidentja Osmani ka theksuar se janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet dhe jo anasjelltas.

“Janë qytetarët tanë që na konfirmojnë çdo herë se kur krijohen kushtet e duhura dhe garantohen platforma adekuate, suksesi është pothuajse përherë i sigurt. Këtë na e keni dëshmuar me arritjet tuaja në art, sport, shkencë e kudo tjetër. Si e tillë, nga viti në vit, Kosova jonë me ju dhe përmes jush fuqizohet gjithnjë e më shumë”, ka theksuar Presidentja.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?