KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani ngushëllon komunitetin artistik për vdekjen e Shemit
Lajme

Presidentja Osmani ngushëllon komunitetin artistik për vdekjen e Shemit

KosovaNewss
KosovaNewss 22:22 -22/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e artistit, i cili me zërin dhe krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.

Ajo veçoi këngën ikonike “Xhamadani vija vija”, duke e cilësuar si një kujtim të fuqishëm dhe simbolik që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

“Xhamadani vija vija mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet”.

Presidentja shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik, duke theksuar se humbja e tij është një humbje e madhe për skenën kulturore të vendit.

Ajo rikujtoi gjithashtu se dy vjet më parë, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” ishin nderuar me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’.

Në fund të mesazhit, Osmani theksoi se kujtimi dhe vepra e Shemit do të jetojnë gjatë përmes muzikës që ai la si trashëgimi për brezat e ardhshëm, duke përfunduar me mesazhin: “I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasniqin – Shemin”

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

KosovaNewss 22/12/2025 22/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?