Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime Greqisë, për dhjetëra viktimat nga aksidenti mes dy trenave.
Deri tani nga ky aksident, raportohet të kenë humbur jetën 36 persona, por ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit.
Teksa vet presidentja Osmani përmes një cicërime në Twitter, thotë se mbesin me mendje me popullin grek.
”Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani.
Our hearts are with the people of Greece in the aftermath of the devastating train accident and the tragic loss of lives.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 1, 2023
We extend our deepest condolences to the families and loved ones of the victims and wish a speedy recovery to those injured.