Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 1999, ku u vranë 120 të burgosur shqiptarë si dhe u plagosën 300 të tjerë nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Në këtë përvjetor presidentja Vjosa Osmani i ka kujtuar ata duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe kujtesë historike e përhershme.
“Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të KosovësSot kujtojmë me dhimbje masakrën në burgun e Dubravës, njërën prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si edhe plagosi 300 të tjerë. Ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre.
Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi. Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nderim i përjetshëm për të rënët e Dubravës! Drejtësi për viktimat dhe kujtesë historike e përhershme”, ka shkruar Osmani.