KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani në Mamushë: Greva të ndërpritet, shkollat të hapen – Ligji i pagave do të vijë (VIDEO)
Politikë

Presidentja Osmani në Mamushë: Greva të ndërpritet, shkollat të hapen – Ligji i pagave do të vijë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 15:55 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të turit të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot ka vizituar komunën e Mamushës dhe wshtw takuar kryetarin Adbdylhadi Krasniqi.

Presidentja Osmani-Sadriu ka bërë me dije se me kryetarin e Mamushës sot ka biseduar për planet e punës dhe për investimet që janë bërë ndër vite në komunën e Mamushës, veçanërisht për ujin e pijshëm në këtë komunë, me mungesën e të cilit ballafaqohet ndër vite.

Ajo tha se po bëjnë përpjekje, bashkërisht edhe me partnerë ndërkombëtarë, që projektet e komunave, sidomos ato që janë të nevojshme, sikurse ky për ujin e pijshëm në Mamushë, t’i çojnë përpara.

Gjithashtu, presidentja bëri me dije se me kryetarin e Mamushës kanë biseduar edhe për çështje të tjera, veçanërisht për sigurinë në këtë komunë dhe për fillimin sa më parë të procesit mësimor.

E para e vendit kërkoi që të përfundojë greva dhe të hapen shkollat.

“Doja që sot fëmijët e Mamushës t’i shihja në shkolla. Por, për fat të keq, mësimdhënësit edhe sot e kanë vazhduar grevën. U bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve ta ndërpresin grevën dhe t’i hapin dyert e shkollave. Gjithçka tjetër zgjidhet, por dëmi që u bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm. Ligji i pagave do të vijë, por koha që po ua humbim fëmijëve tanë nuk do të mund t’ua kthejmë. Prandaj, nga këtu në Mamushë, u bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve t’i bashkojmë forcat që të kthehemi në shkolla dhe t’ua ofrojmë nxënësve, fëmijëve tanë, dijen në banka shkollore”, deklaroi ajo.

E pyetur nga gazetarët për rolin ndërmjetësues ndërmjet sindikatave dhe qeverisë, presidentja Osmani-Sadriu tha se ajo nuk është ndërmjetësuese, por është presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përpiqet të arrijë mirëkuptim mes sindikalistëve dhe qeverisë për të filluar sa më parë mësimi në shkollat e Kosovës.

“Shkollat duhet të hapen. Fëmijëve tanë nuk duhet t’u mohohet arsimimi. Për këtë angazhohem unë”, tha presidentja Osmani.

Gjithashtu, presidentja Osmani, e pyetur se kur ka ndër mend t’i vizitojë komunat në veri të Kosovës, tha se po bisedojnë vazhdimisht për të realizuar vizita edhe në ato komuna dhe sa më parë që i bëhet një kërkesë për vizitë, do të shkojë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti jep detaje për projektin 37 milionësh që do të përfitojnë shumica e komunave të Kosovës

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Kurti prezanton projektin e banimit social adekuat: 37 milionë € për 21 komuna

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Haxhiu falënderon Mattarellan dhe Melonin për mikpritjen para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?