KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani mirëpret deklaratën e Bidenit për veriun: Shtetet e Bashkuara, gjithmonë pranë Kosovës
Politikë

Presidentja Osmani mirëpret deklaratën e Bidenit për veriun: Shtetet e Bashkuara, gjithmonë pranë Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 22:18 -29/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë Kosovës lidhur me zhvillimet në veri.

Osmani thotë se ka mirëpritur deklaratën e Bidenit, lidhur me ndërmarrjen e veprimeve nëse ka destabilizime në veri.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj. Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Bidenit, e cila thërret veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës:

Thirrjes për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Denoncimin e inskenimit e paprecedentë të njësive dhe artilerisë së avancuar ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të madh si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë.

ShBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”, ka shkruar Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e saj të ngushtë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë në NATO, për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur lirinë e fituar me vështirësi.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?