Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sivjet ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, në të cilin ka diskutuar me të rinjtë dhe të rejat nga mbarë bota.
“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri.
Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.