Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë, në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë, në Shkup.
Përveç presidentes Osmani, të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Osmani, gjatë ceremonisë, tha se Nëna Terezë i takon tri shteteve, ndërkaq për bustin tha se nuk është vetëm simbol kujtese për jetën e saj, por edhe e vlerave që ajo mbrojti.
“Në asnjë ditë të vetme të jetës së saj nuk rreshti duke bërë vepra humane mbi bazën e dhembshurisë për të tjerët”, u shpreh Osmani.



