KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës
Politikë

Presidentja Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:30 -27/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj të dielën në kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se me bashkësinë ndërkombëtare ka koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për një rajon specifik.

Gjatë adresimit për shtyp, Osmani ka thënë se koordinimi me NATO-n nuk duhet parë si diçka negative.

“Dokumentet të cilat kanë të bëjnë me pjesë të caktuara të territorit, kanë fuqi atëherë kur ratifikohen në Kuvend. Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë me NATO-n është për tërë territorin e Kosovës të pandashëm dhe të pacenueshëm. Nuk duhet ta shohim si diçka negative koordinimin me NATO-n”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se FSK-ja po ka treguar sukses të madh në transformimin e saj në Ushtri të Kosovës, ndërsa synimi i vendit është anëtarësimi në NATO.

- Reklamë -

“Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon me një sukses të madh periudhën e tranzicionit dhe natyrisht po punon duke pasur parasysh që si orientim strategjik si shtet e kemi anëtarësimin në NATO aty ku edhe e kemi vendin, sepse ushtarët tanë tashmë janë duke kontribuar në misione jashtë vendit krahas ushtrisë amerikane, së shpejti edhe krahas ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dua ta falënderoj komandantin e FSK-së por edhe secilin ushtarak për punën e jashtëzakonshme, për gatishmërinë e tyre të misionit të shenjtë për të qenë në mbrojtje të Republikës sonë”, ka thënë ajo.

Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendarit Adem Jashari).

Interesimi i qytetarëve është i madh për këtë ngjarje ku pritet të demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga Rifat Jashari në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Hapur” të FSK-së (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 27/11/2022 27/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?