Këshlltari i presidentes, Bekim Kupina, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute) tregon se presidentja Osmani vazhdon të jetë liderja më e besueshme në rajon.
“Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).
68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës”, ka thënë Kupina.
Sipas tij, presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit.


