KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies: Janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës
Politikë

Presidentja Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies: Janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:56 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies, duke thënë se ata janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës.

Osmani ka pohuar se ata kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot.

“Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Xheva dhe Fehmiu, ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, thotë ajo.

Presidentja tutja ka shtuar se “trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët”.

“Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës. Në çdo cep të Kosovës ndihet sakrifica e tyre – në lirinë që jetojmë, në shtetin që kemi ndërtuar dhe në shpresën për një të ardhme më të ndritur”.

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit

Salihu e PDK-së thotë se me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Rrëzohet helikopteri në Indi, shtatë të vdekur – trupat digjen nga zjarri që pasoi rrëzimin
12:54 -15/06/2025
Turqi, rrëzohen dy balona me ajër të nxehtë – një i vdekur e 19 të plagosur
12:52 -15/06/2025
Parada ushtarake e shekullit, Ushtria Amerikane feston 250 vjetorin me spektakël të jashtëzakonshëm
12:49 -15/06/2025
Marrëveshjet për migrantët: Çka përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
12:44 -15/06/2025
Irani e sulmoi gjatë natës, sot Izraeli “në rrënoja” – shërbimet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar
12:39 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?