Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së aktivistit e patriotit të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi, Haki Imerin.
Osmani tha se përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshtetoi me aktivitetin patriotik.
Ajo tutje shtoi se hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999.
“Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat”, thuhet në njoftimin e presidencës.

