Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.
“Bashkëpunimi mes USAID-it reflekton partneritetin tonë me SHBA-në, një partneritet i ndërtuar me në besim të ndërsjellë, të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët”, ka deklaruar presidentja Osmani, pas takimit me ndihmës administratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee.
Osmani mes tjerash ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në zhvillimin e vendit.
Sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliardë dollarëve.
“USAID ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit tonë, duke investuar mbi 1 miliardë dollarë për Kosovën. E që bashkë me projekte të tjera të Qeverisë amerikane investimet arrijnë diku 1 miliardë dollarë”, ka deklaruar Osmani.
Gjithashtu, presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren McKee në emër të qytetarëve të Kosovës për ndihmën e palodhur dhe kontributin e vazhdueshëm të USAID-it në konsolidimin e zhvillimit të vendit.