KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Komunat të kenë strehimore për viktima të dhunës me bazë gjinore
Politikë

Presidentja Osmani: Komunat të kenë strehimore për viktima të dhunës me bazë gjinore

Kosova News
Kosova News 14:02 -05/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka përmendur mekanizmat lokal të cilat shërbejnë për trajtimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Presidentja Osmani, ka thënë se pikërisht qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i sfidave dhe rritja e bashkëpunimit nga niveli qendror në atë lokal. Tutja ajo ka thënë se problemet kërkojnë mobilizim.

Osmani ka përmendur nevojën e rritjes së numrit të zyrtarëve dhe trajnimin e tyre në qendra për punë sociale për trajtimin e viktimave të dhunës.  
“Duhet të sigurohemi që secila komunë e Kosovës ta ketë strehimoren, e cila ka financim të qëndrueshëm. Kemi bërë thirrje si presidencë, që kjo të jetë me një linjë të veçantë buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo në rast se ka pengesa ju lus që si komuna të jeni mbështetës në mënyrë që këto qendra, të mos mbesin pa shërbimet bazike të cilat kanë viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Osmani.

Osmani ka përmendur edhe vrasjet e grave, raste të cilat janë shpeshtuar kohëve të fundit, dhe ka kërkuar bashkërendim ndërinstitucional.

“Duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje, është e vetmja zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, ka thënë ajo.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu tha se komunat po përballen me sfida të cilat presin zgjidhje nga niveli qendror.

“Ne kryetarët e komunave mirëpresim takimet e tilla koordinuese me nivelin qendror për  bashkëpunim ndërinstitucional,  për nevojat që ka pushteti lokal. Ne të gjitha takimet ne kemi adresuar disa shkresa të cilat nuk janë adresuar ende. Ato kërkojnë zgjidhje për një qeverisje lokale”, ka thënë Aliu.

Tutje ai ka thënë se janë në pritje të themelimit të grantit të katërt për komunat përmes ligjit për financat lokale.

“ Ky ligj ndihmon edhe në themelimin edhe të grantit për shqyrtime sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në parandalimin e dhunës në familje dhe atë më bazë gjinore”, ka thënë ai.

Aliu i cili është kryetar i komunës së Ferizajt, ka shprehur gjithashtu shqetësimin për mos komunikimin ndërinstitucional.

Presidentja Osmani takon sot kryetarët e komunave

Gjithashtu lexoni:

Trump paralajmëroi rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi, reagime pozitive nga njohësit e politikës vendore

Samiti SEECP në Tiranë, ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

LVV në Prizren mirëpret nisjen e hetimeve për ndërtimin e paligjshëm në pronësi të vëllait të shefit të kabinetit të Totajt

Sulmet ndërmjet Iranit dhe Izraelit, shifra të reja dhe deklaratat e fundit që shprehin ‘zemërimin’ e të dyja palëve

Kosova News 05/06/2024 05/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Mickoski: Shtetasit tanë me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli
14:08 -16/06/2025
Të akuzuarit për masakrën e Mejës gjykohen në Prishtinë, por pa prezencë në seancë
14:05 -16/06/2025
Laura Fazliu nis me fitore në Kampionatin Botërorin në Budapest
13:19 -16/06/2025
“Kur Enrique ka një mungesë, ata shpenzojnë 70 milionë euro pa problem” – Simeone thumbon PSG-në
13:16 -16/06/2025
Fronti Europian propozon Rezolutë mbi krizën humanitare në Gaza
13:13 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?