Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën me komandantin e KFOR-it, Oezkan Ulutash.
Në njoftimin e lëshuar nga vetë Osmani në Facebook, thuhet se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër ka qenë temë diskutimi e këtij takimi.
Osmani ka thënë se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve.
Ajo ka shtuar se suksesi i qëndrueshëm arrihet bashkë me aleatët.
“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani.