Komandantja Supreme të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë solemne që u shënua në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Përpara të pranishmëve, Osmani u shpreh se sot kujtojmë me krenari komandantin legjendar dhe të gjithë heronjtë që paguan çmimin më të lartë për liri.
“Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar; në këtë muaj kujtojmë Epopenë e lavdishme, nderojmë heronjtë që dhanë gjithçka për lirinë. Sot kujtojmë me krenari komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë që paguan çmimin më të lartë për lirinë tonë. Familja Jashari ishte shembulli më i mirë se si duhet dashur atdheu dhe liria”, u shpreh Osmani.
Osmani dha edhe një mesazh të fuqishëm gjatë fjalimit të saj.
“Sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të bashkuar, le të ecim përpara me guxim dhe krenari, një vend që e ka fituar të ardhmen me përkushtim”, u shpreh presidentja.