KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga ShBA
Politikë

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga ShBA

Kosova News
Kosova News 15:18 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot  në takim një delegacion të SHBA-së, të prirë nga gjeneralmajor Benjamin J.Correl,  komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes.

Pasi që ka falënderuar gjeneralmajorin Correl për gjithë angazhimin e tij në fushën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe kontributin në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, Presidentja Osmani e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Presidentja Osmani, tha se Programi i Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, të kryesuar nga Byroja e Gardës Kombëtare, respektivisht Partneriteti shtetëror me Iowa-n, është thelbësor për marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Në këtë kontekst, ajo ka çmuar angazhimin e deritashëm të gjeneralmajorit Correl, duke shfaqur shpresën se marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet të dy shteteve vetëm sa do të thellohen në të ardhmen.

“Rezultatet tua në fushën e bashkëpunimit janë të dukshme dhe rrjedhojë e këtij partneriteti me Gardës Kombëtare të Iowa-s. Falënderoj shtetin e Iowa-s për qindra burra dhe gra të Gardës Kombëtare me uniformë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë gjatë viteve në kuadër të KFOR-it, sikurse të gjithë ata që janë pjesë e programit të partneritetit”, është shprehur Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Garda Kombëtare e Iowa-s ka kontribuar ndjeshëm në profesionalizimin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke qenë kontribuuese në misionet ndërkombëtare bashkërisht me trupat amerikane.

Ndërkaq gjeneralmajori Correl tha se ndihet i nderuar me dekoratën e Presidentes Osmani, e cila sipas tij do të shërbejë si një kujtim i çmuar i partneritetit me ushtrinë dhe shtetin e Kosovës. Gjeneralmajor Correl ka potencuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në  çfarëdo kapaciteti që do të jetë i angazhuar.

Gjithashtu lexoni:

Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?