KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Beteja e Koshares, personifikim i stoicizmit të luftës çlirimtare të UÇK-së
Politikë

Presidentja Osmani: Beteja e Koshares, personifikim i stoicizmit të luftës çlirimtare të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 10:55 -04/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne për Betejën e Koshares ka thënë se kjo betejë shpërfaq qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë dhe nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit, por vetë personifikimi i stoicizmit të luftës çlirimtare të UÇK-së.

E para e vendit ka theksuar se luftëtarët e lirisë përkrah aleatëve e NATO-s e në krye me ShBA-në përmbushën misionin për ta bërë Kosovën të lirë.

“Beteja që nisi më 9 prill përfundoi me fitore në mes të qershorit, luftëtarët tonë të lirisë dëshmuan shpirtin vetëmohues dhe përkushtimin për ti dhënë gjithcka atdheut, vlerën më sublime, jetën e tyre. Përkrah aleatëve tanë, NATO-s me në krye me SHBA-në luftëtarët tanë përmbushën misionin për ta bërë Kosovën tonë të lirë. Beteja e Koshares shpërfaq qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të luftëtarëve tanë të lirisë, ajo nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit tonë, por vetë personifikimi i stoicizmit të luftës tonë çlirimtare”, ka deklaruar Osmani.

Tutje Osmani, ka thënë se Beteja e Koshares ishte pikë kthese për popullin kundër regjimit gjenocidal serb teksa ka theksuar se luftëtarët e kësaj beteje dhanë gjithçka për atdheun dhe realizuan ëndrrën shekullore.

“25 vjet më parë qëndruam në një udhëkryq ekzistencial të krijuar nga padrejtësia e tirania e një regjimi gjenocidal. Sot jemi këtu për të nderuar guximin dhe përkushtimin e vajzave e djemve të Kosovës. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ishte më shumë se rezistencë ishte kryengritje civile për lirinë themelore. Filozofia e mbrojtjes së pragut të shtëpisë u shndërrua në nevojë të mbrojtjes së përgjithshme”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka shtuar se institucionet do të vazhdojnë me përkushtimin e forcimit të shtetit.

“Riafirmojmë përkushtimin që të punojmë fort për Republikën e Kosovës siç e deshën ata që ranë. Lavdi heronjve të Brigadës Agim Ramadani. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka përfunduar Osmani.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të Betejës së Koshares e seancën solemne e kanë nisur me një minutë heshtje.

Nis seanca, deputetët nderojnë të rënët për liri në Betejën e Koshares

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Kosova News 04/04/2024 04/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?