Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas deklarimit për media ka vazhduar me homazhe pranë shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Presidentja e vendit është pritë nga qytetarët përballë shtatores së Presidentit,Ibrahim Rugova.
“Jemi në vendlindjen e presidentit Rugova dhe do të kemi mundësi t’i takojmë shumë nga njerëzit që janë rritur e zhvilluar me vizionin e tij dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik vizionit të tij”, ka thënë ajo para se të shkonte për homazhe.


