KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja e Komisionit Evropian: BE-ja duhet të përgatitet të rritet në më shumë se 30 anëtarë
Botë

Presidentja e Komisionit Evropian: BE-ja duhet të përgatitet të rritet në më shumë se 30 anëtarë

Kosova News
Kosova News 16:32 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se zyra që ajo drejton do të fillojë një rishikim tërësor të politikave për t’u siguruar se blloku 27 anëtarësh do të vazhdojë të funksionojë si duhet, ndërkohë që fton shtete të reja në radhët e tij në vitet e ardhshme.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerim të mëtejshëm, duke e çuar numrin e shteteve në bllokur në mbi 30 anëtarë.

Duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian, në Strasburg të Francës, ajo ka thënë se blloku gjendet para një momenti historik.

“Dhe historia tani po na thërret ta plotësojmë bashkimin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen të qërojnë hesape me shtete një nga një, ne nuk mund t’i braktisim evropianët tanë prapa. Në një botë ku madhësia dhe pesha kanë rëndësi, është qartazi në interesin strategjik të Evropës ta plotësojmë bashkimin tonë,” ka deklaruar Von der Leyen.

Ukraina, Moldavia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në mesin e kandidatëve për anëtarësim.

“Duhet t’i shikojmë me kujdes gjithë politikat dhe të shohim se si mund të ndikohen ato nga zgjerimi. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian do të fillojë të punojë për një mori rishikimesh të politikave para zgjerimit, për të parë se si institucionet tona do të punojnë, se si Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian do të punojnë. Duhet ta diskutojmë të ardhmen e buxhetit tonë. Dhe na duhet të kuptojmë se si duhet të sigurojmë përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë në një botë ku çështjet e parandalimit janë më të rëndësishme se kurrë”, është shprehur tutje ajo.

Bashkimi Evropian aktualisht dhe pa zgjerimin e radhës, e ka të vështirë të marrë disa vendime, sidomos ato që kërkojnë miratim të njëzëshëm, raporton AP.

Megjithatë, trysnia mbi Evropën po shtohet për të hapur dyert e saj përballë ndikimit keqdashës rus në Ballkanin Perëndimor.

Shumë shtete duan që anëtarësimi të realizohet deri në vitin 2030, por Von der Leyen ka theksuar se anëtarësimi duhet të bëhet në bazë të meritave.

“Anëtarësimi është në bazë meritash dhe Komisioni gjithmonë do ta mbrojë këtë parim. Duhet shumë punë dhe udhëheqje e mirë. Por, tashmë është bërë shumë përparim. Kemi parë përpjekjet e mëdha, që ka bërë Ukrain,a që kur i kemi dhënë statusin e kandidatit, dhe kemi parë vendosmërinë e shteteve tjera kandidate për t’u reformuar. Andaj, anëtarë të nderuar, tani është koha që ne t’i përgjigjemi kësaj vendosmërie”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.

Fjalimi për “Gjendjen në Union” është momenti më i rëndësishëm vjetor për BE-në. Është fjalimi i përgjithshëm vjetor i presidentit të Komisionit Evropian në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe mbahet rregullisht në shtator.

Fjalimi përfshin veprime që Komisioni Evropian synon të ndërmarrë përmes legjislacionit dhe nismave të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?