Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka arritur tashmë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.
Presidentja e KE-së paraprakisht ka mabjtur një takim dhe mandje një konferencë me presidenten Vjosa Osmani.
Ajo mes tjerash ka thënë se Kosova duhet ta pranojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet ta pranojë njohjen de facto të Kosovës.
Kurse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuan mbi planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet të cilit sipas Osmanit, synohet integrimi i Kosovës në tregun evropian.
Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.
Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Vizita vjen pas takimeve që Ursula von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.





