KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Trump takon Mbretin e Jordanisë, përsërit planin për të marrë kontrollin e Gazës
Botë

Presidenti Trump takon Mbretin e Jordanisë, përsërit planin për të marrë kontrollin e Gazës

Kosova News
Kosova News 22:46 -11/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e përhershme të banorëve të saj, ndërkohë që u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah mes kundërshtimeve të gjëra ndaj planit të tij nga aleatët arabë të Uashingtonit, përfshirë Jordaninë.

Pak pasi mbreti dhe djali i tij hynë në Shtëpinë e Bardhë, gazetarët u drejtuan tek Zyra Ovale ku Presidenti Trump sinjalizoi se nuk do të tërhiqet nga plani i tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës, për zhvendosjen e banorëve të saj të tronditur dhe për të transformuar territorin e shkatërruar nga lufta.

“Do ta marrim. Do ta mbajmë dhe do ta ruajmë. Do ta marrim eventualisht, do të krijojmë shumë vende pune për banorët e Lindjes së Mesme”, tha Trump duke iu referuar Gazës. Ai shtoi se plani i tij do “të sjellë paqe” në rajon.

Presidenti Trump tha se ai do të konsiderojë nëse do t’ia bllokojë ndihmën Jordanisë nëse ky shtet refuzon të pranojë strehojë palestinezët.

Mbreti Abdullah në të kaluarën ka thënë se ai kundërshton çfarëdo hapi për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve.

I pyetur të martën nëse do të pranonte palestinezët, ai tha se ai do të bëjë më të mirën për vendin e tij dhe tha se shtetet arabe do të vijnë në Uashington me një kundër-propozim.

“Çështja është se si ta bëjmë këtë të funksionojë në një mënyrë të dobishme për të gjithë”, tha ai, pa thënë konkretisht nëse e mbështet apo e kundërshton planin e Trump.

Ai pritej t’i thoshte Trump se një veprim i tillë do të nxiste radikalizimin, do të zgjerojë kaosin në rajon, do të rrezikojë paqen me Izraelin dhe do të kërcënojë mbijetesën e shtetit të tij.

Tre nga katër amerikanë – 74 për qind e tyre – sipas një ankete të agjencisë Reuters dhe Ipsos të bërë më 7-9 shkurt, thonë se kundërshtojnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi Gazën dhe të zhvendosin palestinezët që jetojnë atje. Anketa tregon që republikanët janë të ndarë rreth kësaj çështjeje, me 55 për qind që kundërshtojnë atë dhe 43 për qind në përkrahje të tij.

Propozimi i Presidentit Trump ka sjellë një dimension të ri në një dinamikë të ndjeshme rajonale, përfshirë armëpushimin e brishtë ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.

Hamasi tha të hënën se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza deri në një njoftim të radhës, duke akuzuar Izraelin se po shkel marrëveshjen për t’u dhënë fund sulmeve në Gazë. Më pas, Presidenti Trump propozoi anulimin e armëpushimit nëse Hamasi nuk liron pengjet e mbetura, të cilat i mori peng më 7 tetor, të vitit 2023, deri në ditën e shtunë.

Presidenti Trump tha të martën se “situata do të jetë e paparashikueshme” nëse Hamasi nuk e respekton këtë afat kohor, duke shtuar se nuk mendon që grupi militant palestinez do ta bëjë një gjë të tillë.

Jordania mbështetet tek ndihmat amerikane

Jordania, shtet i kufizuar me Arabinë Saudite, Sirinë, Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor me 11 milionë banorë, tashmë strehon mbi 2 milionë refugjatë palestinezë, statusi dhe numri i të cilëve është burim shqetësimi për drejtuesit e vendit.

Ammani, i cili varet shumë nga ndihmat ushtarake dhe ekonomike të Uashingtonit, po vuan gjithashtu nga bllokada 90 ditëshe e ndihmave e vendosur nga Presidenti Trump. Bllokada është hequr për Izraelin dhe Egjiptin, por ndihma prej 1.45 miliardë dollarë që Jordania merr çdo vit nga SHBA-të mbetet e ngrirë deri në rishqyrtimin e ndihmave për shtetet tjera nga administrata e Presidentit Trump.

Mbreti Abdullah “është në një pozitë shumë, shumë delikate, në të cilën SHBA-të kanë shumë peshë”, thotë analisti Ghaith Al-Omari nga Instituti për Politikat e Lindjes së Afërt në Uashington.

Por ndihmat amerikane për Ammanin “nuk janë bamirësi”, thotë Al-Omari, i cili shpjegoi se Jordania është bazë e trupave amerikane dhe mjeteve të tyre ajrore, është një partner i rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit të zbulimit për Uashingtonin dhe marrëveshja për paqen e Jordanisë dhe Izraelit, e nënshkruar në vitin 1994, është kyçe për stabilitetin rajonal.

“Mbreti shpreson që këto çështje do të baraspeshojnë peshën që ka Presidenti”, thotë Al-Omari./VOA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 11/02/2025 11/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?