Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, ka thënë në konferencën ndërkombëtare në Kajro, se palestinezët nuk do të pranojnë të transferohen jashtë Rripit të Gazës, pavarësisht bombardimeve të pamëshirshme nga ushtria izraelite.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë zhvendosjen, ne do të qëndrojmë në tokën tonë pavarësisht nga sfidat”, ka thënë Abbas, raportoi AJ.
“Ne gjithashtu kundërshtojmë dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”, ka shtuar ai.


