Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tashmë ka mbërritur në Kosovë, rreth orës 19.00.
Në kufirin e Vërmicës, ai është pritur nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton KosovaNews.
Përveç, Gërvallës, presidentin Meta, e priti edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.


Presidenti Meta së bashku me një delegacion shoqërues do të qëndrojnë ne Kosovë deri më 23 korrik.
Kjo është vizita e fundit e Metës në Kosovë, në cilësinë e Presidentit të Shqipërisë.
Kujtojmë që Meta në Kosovë ishte ftuar nga Presidentja Vjosa Osamani./KosovaNews/