Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka dekoruar me medalje, ekipin e kërkim-shpëtimit të FSK-së, për kontributin e dhënë në ndihmë popullatës, pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë ndihmuar që të nxirren të gjallë disa persona nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i fortë në Turqi.




