Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, njofton presidenca e Kosovës.
Ndryshe Presidenti, Bajram Begaj, ka vizituar Kosovën vitin e kaluar e që ishte e para vizitë e tij jashtë vendit.