Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës angazhim për të bërë progres në dialog me Serbinë, raporton KosovaNews.
Ai theksoi nevojën për zbatim të marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, pasi tha se tani është koha që ku proces të shkojë përpara.
Zyrtari i lartë i BE-së, po ashtu tha se synimi i Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE, ndërlidhet me progresin në dialog./KosovaNews/