KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti i KE-së mbështet përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Politikë

Presidenti i KE-së mbështet përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:15 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shprehur mbështetjen e tij për të gjitha përpjekjet e Bashkimit Evropian (BE) në bashkëpunim me NATO-n në lidhje me situatën në Kosovë.

Ai ka thënë se mbështet idenë që të organizohet një konferencë me disa prej vendeve anëtare të BE-së në koordinim të ngushtë me ShBA-në dhe të bëhen hapa të qartë në drejtim të normalizimit të situatës Kosovë – Serbi.

“Dua të jem i qartë: ne mbështesim të gjitha përpjekjet e përfaqësuesit të lartë Borrell, të bëra në bashkëpunim me NATO-n. Dua të them se mbështesim idenë, që sa më parë të organizojmë një konferencë me disa prej vendeve anëtare të BE-së që janë mjaft aktive, në mënyrë që të mbështesim përpjekjet për ndërmjetësim, në koordinim të ngushtë me SHBA-në. Pasi e ndiejmë se së fundmi, kemi parë disa vështirësi që po bëhen arsye për eskalim. Dhe mendoj që ka ardhur koha të kemi një qasje globale, ka ardhur koha të bëjmë hapa të qartë në drejtim të normalizimit”, ka thënë Michel.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Gjithashtu lexoni:

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

KosovaNewss 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?