KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti gjerman Steinmeier pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj
Rajon

Presidenti gjerman Steinmeier pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Kosova News
Kosova News 11:03 -01/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në Shqipëri.

Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmeier është një nga politikanët më të njohur gjermanë. Ish- ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeier mbajti rolin e liderit të opozitës socialdemokrate.

Para vendit tonë, ai zhvilloi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës atje ai foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se “propozimi franko-gjerman është i suksesshëm dhe po pranohet”.

“Kjo mund të nxisë palët e interesuara drejt një zgjidhjeje”, u shpreh ai, ndërsa bëri apel që të vazhdohet bashkëpunimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

Në konferencën me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Steinmeier foli edhe për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bllokun Europian.

“Ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë hapjen e qetë të negociatave me BE-në”, u shpreh Presidenti gjerman, duke risjellë në vëmendje dhe zbatimin e reformave të nevojshme që afrojnë Maqedoninë e Veriut me Unionin.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 01/12/2022 01/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?