KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca publikon pamjet: Ushtria e Serbisë po rrit aktivitetin në kufirin me Kosovën
Siguri

Presidenca publikon pamjet: Ushtria e Serbisë po rrit aktivitetin në kufirin me Kosovën

Kosova News
Kosova News 16:00 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas katër vizitave të paralajmëruara nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që nga fillimi i gushtit në bazat ushtarake pranë kufirit të Kosovës.

Vela, me anë të një postimi në ‘Twitter’ i ka quajtur këto veprime si tentime për destabilizim, që sipas tij, i shkojnë për shtati Rusisë.

“Përderisa Vuçiq po thotë se “po lufton për paqe“, ushtria e Serbisë po rrit aktivitetet në kufirin me Kosovën. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë lajmëroi katër vizita që nga një gushti nëpër baza ushtarake pranë Kosovës, për t’i matur “nivelet e gatishmërisë së tyre”, shkruan Vela.

Reagimi i Velës vjen dy ditë pas deklaratës së shefit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili tha se Vuçiq “po lufton për paqe”.

“Më e rëndësishmja është se ne kemi luftuar për paqe, stabilitet, për arritje të një kompromisi dhe për këtë arsye presidenti Aleksandar Vuçiq po qëndron këtu në Bruksel për disa kohë”, deklaroi Petkoviq.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sidoqoftë, e ka potencuar edhe në takim me Vuçiqin edhe në atë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që Aleanca Veriatlantike është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë në rast të destabilizimit.

Gjithashtu lexoni:

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

TAGGED: Blerim Vela, Presidenca e Kosovës, Veriu i Kosovës, Vjosa Osmanii
Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?