KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca e Kosovës reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për luftë
Politikë

Presidenca e Kosovës reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për luftë

Kosova News
Kosova News 15:52 -04/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë , Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Në reagimin e presidencës thuhet se thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së afërt.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të shtruar rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme, Vuçiq po i tregon botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiq dhe regjimi i tij po flirtojnë sërish me të njëjtat fantazi shkatërrimtare që dikur shkatërruan mijëra jetë të pafajshme”, thuhet në reagimin e presidencës.

Më tej, thuhet se ky skenar është parë më herët, në kohën e Millosheviqit.

- Reklamë -

“Në vitet 1990, Sllobodan Millosheviq zgjodhi luftën gjenocidale si mjetin e tij të fundit të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin. Ai lëshoi dhunë çnjerëzore në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, dhe në fund në Kosovë — të gjitha të dokumentuara me kujdes për ta parë bota. Përmes makinerisë së tij propagandistike, me Vuçiqin si shef të propagandës, ai ndezi urrejtjen që çoi në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: u rrëzua nga populli i vet, u gjykua si kriminel lufte dhe mbahet mend si njeriu që e çoi kombin e tij drejt rrënimit dhe si kasapi i Ballkanit”, vijon reagimi.

Presidenca thekson se tani “Vuçiq duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: të nxisë konflikte, të rrezikojë jetë, dhe të besojë se gjakderdhja do ta mbajë në pushtet”.

“Por historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi — dhe po ashtu do të dështojë edhe Vuçiqi”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tutje, presidenca e Kosovës shton se lufta nuk është një mjet udhëheqjeje.

“Ajo është strehimi i fundit i liderëve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion, dhe që nuk shohin asnjë rrugë përpara veçse përmes shkatërrimit. Kosova, nga ana tjetër, ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht”./Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 04/10/2025 04/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?