Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie që dha një ditë më parë ka paralajmëruar se do t’i ftojë në takim partitë opozitare që të diskutojë lidhur me draft-statusin e Asociacionit.
Zyrtarë nga Presidenca thonë se ende nuk ka datë se kur do të zhvillohen këto takime.
“Për datën e takimeve të presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”, thotë për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.
Në anën tjetër, partitë politike thonë se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenca.
Kurse subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të del me qëndrim publik për çështjen e draft-statuin e Asociacionit.