KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Premtimi i Uran Ismailit që nuk po zbatohet nga PDK-ja në pushtet
Politikë

Premtimi i Uran Ismailit që nuk po zbatohet nga PDK-ja në pushtet

Kosova News
Kosova News 09:42 -21/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Habitej që qytetarët edhe në këtë kohë po presin autobusë në këmbë e pa ndonjë mbulesë mbi kokë.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, gjatë fushatës zgjedhore improvizoi dy pritore duke vendosur ulëse në Hajvali e Kodër të Trimave.

Por krejt kjo ka mbetur në një premtim zgjedhor, edhe pse PDK-ja udhëheq Drejtorinë e Shërbimeve Publike që përgjegjësi ka pritoret.

Dek. Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike

“Është paraparë që i gjithë kryeqyteti të përfshihet nga pritoret e autobusëve e që realisht tash jemi duke e bërë atë. Nuk do të largohen ato derisa të vijnë pritoret e reja. Realisht ajo ka qenë një shenjë që ka simbolizuar që aty ka nevojë për pritore, që aty njerëzit rrijnë në kushte të ndryshme atmosferike. Ju premtoj që shumë shpejtë do të jemi gati, operatori është gati të fillojë me instalim”, ka thënë Musliu.

E shtyrë në moshë duke mos pasur ku të ulet, kjo grua mbështetet në rrethojat që u vendosën nga ish-kryetari, Shpend Ahmeti.

Qytetarët të cilët po presin në këtë gjendje, thonë se Komuna po punon shumë pak, prandaj ata po detyrohen të presin në shi.

Vitin e kaluar Komuna ka prezantuar planin për mbulimin e stacioneve me pritore.

Pritoret që u vendosën 2 vjet më parë në qendër të Prishtinës do të zhvendosen në periferi për t’u zëvendësuar me të rejat.

Muaj më parë u vendos një pritore e re si mostër në stacionin afër Katedrales. Kanë kaluar disa muaj dhe pritoret e tjera nuk janë zëvendësuar.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, thotë se ata janë në fazën e ndërtimit të të gjitha stacioneve për të filluar pastaj me implementimin e tyre.

“Ne kemi përcaktuar 50 lokacionet e formatit A, po pritet tash, janë duke u punuar stacionet, në momentin kur të përfundohen që të gjitha 50. Këto që janë momentale do t’i zhvendosim në 50 pika B. Ende nuk i kemi përfunduar komplet 50 lokacionet e tipit B, në momentin që përfundohen edhe ato, zhvendosja do të bëhet në ato lokacione ku ne mendojmë”, ka shtuar Musliu.

Sipas tij, do të jenë gjithsej 150 pritore që do të mbulojnë stacionet në gjithë Prishtinën.

Ndryshe, me vendosjen e pritoreve dhe me ardhjen e autobusëve të rinj, sipas kësaj drejtorie, pritet të përmbyllet pjesa e zbatimit të planit të mobilitetit.

Gjithashtu lexoni:

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

“Birra, mish i bluar dhe duhan”, policia parandalon raste të reja të kontrabandës me mallra

Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim

Kosova News 21/01/2023 21/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale
14:57 -26/06/2025
Sërish tërmet në Shqipëri
14:52 -26/06/2025
Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses
14:49 -26/06/2025
Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?
14:44 -26/06/2025
Vetaksident në Shupkovc, katër të lënduar
14:43 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?