Një instruktor 56-vjeçar është arrestuar të enjten në Pejë pasi është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.
“Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt- vendim të prokurorit të PTH-Pejë i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.